Era, përkrahje edhe nga Ambasada e Kosovës në Bullgari (Foto)

Stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje ishte i pranishëm në koncert për t’i dhënë përkrahjen këngëtares kosovare.

Koncerti i madh i Era Istrefit nuk ka mbetur pa u pa edhe nga përfaqësuesit e Kosovës në shtetin e Bullgarisë, konkretisht ambasadorit Shpend Kallaba.

Këngëtarja kosovare, tanimë me famë botërore, Era Istrefi, në kuadër të ‘The Energy Tour’ përkrahur nga CocaCola dhe në bashkëpunim me ‘The Voice TV’, ka përformuar para para një publiku prej rreth 30 mijë personash të mbledhur në qendër të Sofjes.

Era Istrefi ishte ylli kryesor i mbrëmjes, e cila në fund të përformancës së saj para publikut, falënderoi edhe ambasadorin Kallaba dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës për përkrahjen e dhënë në këtë koncert.