Erdogan akuzon Myanmar për gjenocid kundër myslimanëve

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar Myanmarin për gjenocid kundër myslimanëve , të cilët me dhjetëra mijëra kanë ikur nga dhuna pasi që për një javë rreth 400 persona janë vrarë.

“Atje ka gjenocid. Ata që mbyllin sytë para këtij gjenocidi e që vazhdimisht thirren nën petkun e demokracisë janë bashkëpjesëmarrës në të”, ka thënë Erdogan, transmeton AFP.