Erdogan “i blinduar” në Serbi, me 50 truproje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan pritet që të arrij sonte në Serbi për vizitë dy ditore.Siç shkruan, “Vecernji Novosti” ai në Beograd do të jetë nën përkujdesjen e 50 truprojave, përcjellë Klan Kosova.Në delegacionin e madh, që do të arrij me disa aeroplanë, do të jenë 185 afaristë turq si dhe tetë ministra.Mysafiri i lart nga Ankara, do të qëndrojë në Serbi nën masa të rrepta të sigurisë. Për sigurinë në çdo hap të tij në Serbi janë të angazhuar edhe tre mijë policë serbë.