Erdogan: Duam breza që njohin fenë dhe kulturën turke

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se janë të vendosur për të nxjerrë në jetë breza që kanë njohuri për fenë dhe kulturën e tyre.
Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së xhamisë Jëlldëz Hamidije (Y?ld?z Hamidiye) në Stamboll.
“Ne rigjallërojmë xhamitë dhe mexhitet që janë simbolet tona. Maja e popullit tonë është e shëndetshme, thelbi i tij është i shëndetshëm dhe shpirti i popullit tonë është i shëndetshëm” u shpreh kreu i shtetit turk.
Në fjalimin e mbajtur pas ceremoninë së hapjes së xhamisë për obligimet fetare, Presidenti Erdoan, tha: “Paraardhësit tanë kanë pasur nderin të jenë ushtarët heronj të luftës së vazhdueshme, që prej atyre të kryqëzatave. Edhe sot, ata që sulmojnë vendin dhe popullin tonë, kini kujdes, në fillim ata marrin në shënjestër shenjtoret (faltoret) tona. Sillni në kujtesë 15 korrikun, në fillim u bombarduan me avionë luftarakë xhaminë modeste të Kryesisë së Forcave Speciale në Gëlbashë (Gölba??) të Ankarasë dhe Xhaminë Millet në Kompleksin Presidencial në Beshtepe (Be?tepe)./ trt