Erdogan: Gjermania parajsa e terroristëve

President i Turqisë Rexhep Erdogan ka dekalruar se Gjermania është kthyer në parajsën e terroristëve, duke e akuzuar atë për dështim të ekstradimit  të mbështetësve të klerikut Fetyllah Gylen, të cilin Turqia e akuzon si orkestrues të grushtit të shtetit në muajin korrik.

Erdogan tha se Gjermania hodhi poshtë kërkesën e Turqisë për të ekstraduar prokurorët, për të cilët Turqia ka lëshuar urdhër-arresti, si e hetimit për grushtin e dështuar të shteteit.

“Ministri gjerman i Drejtësisë ka bërë një deklaratë për mediat duke thënë se këta prokurorë, të cilët janë anëtarë të organzitës FETO me siguri nuk do të ekstradohen,” tha Erdogan në një fjalim në Ankara, duke iu referuar mbështetësve të Gulen dhe duke e quajtur feton organizatë terroriste.

Duke nënvizuar se e ka ngritur këtë çështje edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, Erdogan tha se është i shqetësuar nga qëndrimi i Gjermanisë.

Ankara fajëson Gylenin për organizimin e grushtit të shtetit dhe ka pezulluar më shumë se 110 mijë persona si të dyshuar për mbështetje ndaj klerikut që jeton në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës.

Arrestimet janë kryer nga shërbimi civil, forcat e sigurisë dhe institucione të tjera. Gulen ka mohuar përfshirjen në puç. Ndërkohë të martën minsitri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas deklaroi  se nuk dëshironte të komentonte nëse lëvizja gyleniste ishte me natyre politike ose jo. Ai gjithashtu tha se Berlini nuk do të ekstradojë të dyshuarit në qoftë se ata përballen me akuza politike, duke thënë se në kosndieratë do të merren vetem akuzat penale.