Erdogan: Ja pse na sulmojnë terroristët

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar sot se të gjithë organizatat terroriste kanë një mision të vetëm ndaj Turqisë. Erdoğan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara, me rastin e përfundimit të godinave të shërbimeve të Institucionit të Sigurimit Social nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij presidenti Erdoğan është shprehur se “Nuk është e rastësishme që Stambolli i cili është një markë e rëndësishme e Turqisë sulmohet një ditë nga organizata terroriste separatiste, dhe ditën tjetër nga DEASH-i. Tashmë në këtë vend askush nuk do të shpëtojë nga ato që ka kryer (pa marrë dënimin e merituar), në kuadër të shtetit ligjor do të kërkohet llogari nga të gjithë. Arrestimi i terroristit, autorit të sulmit në Ortaköy është një manifestim i rëndësishëm për sigurinë”.
Duke vënë në dukje ngjarjet e përjetuara njëra pas tjetrës që nga viti 2013 e deri tani, Erdoğan tha se “Këto ngjarje të përjetuara njëra pas tjetrës tregojnë se Turqia ndodhet në një luftë të re për pavarësi. Por këtë herë përballë nesh nuk janë armiqtë me emrat dhe ushtarët e tyre, por janë organizatat terroriste që përdoren si mashë. Mos vëreni se ato kanë emra të ndryshëm si PKK, DEASH, FETO, YPG, DHKP-C apo të tjera, të gjithë ato janë aktorë të të njëjtit skenarë”.

Pasi ka theksuar se të gjithë organizatat terroriste kanë një mision të vetëm, Erdoğan tha se “Ato kanë misionin që të pengojnë dhe të sabotojnë objektivat 2023 të Turqisë, duke kërcënuar unitetin kombëtar dhe integritetin e vendit tonë. Nuk do t’ia arrijnë, ne ndoshta nuk do t’ia arrijmë, por nipërit tanë do ta shikojnë. Shpresojmë se bijtë e këtij populli do të realizojnë objektivat për vitin 2053 edhe për 2071”. “Ata që posedojnë sektorin financiar, do të kenë përballë qeverinë nëse nuk ofrojnë kredi të nevojshme për investitorët, sipërmarrësit në këtë vend. Ata që përdorin paratë në mënyrë të pamëshirshme unë i karakterizoj me ‘terrorizmin ekonomik’. Kjo nuk ka asnjë shpjegim tjetër”, ka shtuar ndër të tjera presidenti i Turqisë.