Erdogan kërcënon përsëri Evropën: Do lejojmë emigrantët të kalojnë

“Nëse Evropa kalon caqet e lejuara, ne do të lejojmë refugjatët të vërshojnë drejt Evropës”, tha presidenti turk Rxhep Taip Erdogan, duke kërcënuar edhe njëherë tjetër Evropën pasi Parlamenti Evropian vendosi dje të ngrijë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk e keni trajtuar asnjëherë njerëzimin në mënyrë të drejtë dhe nuk jeni marrë asnjëherë me problemet e tyre. Nuk i keni ndihmuar fëmijët sirian kur mbyteshin në brigjet e Mesdheut. Jemi ne ata që po mbajmë me bukë 3.5 milionë refugjatë në vendin tonë. Nuk i keni mbajtur asnjëherë premtimet që keni thënë prandaj dhe ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, ka shtuar Erdogan duke kërcënuar Evropën me “kartën” e refugjatëve sirian./alsatm