Erdogan nxit të gjithë muslimanët të mbrojnë Jerusalemin

Presidenti i Turiqisë, Recep Tajip Erdogan nxiti të martën muslimanët të mbrojnë kauzën palestineze, duke mbajtur qëndrim të sertë ndaj Izraelit edhe pse vetëm kohët e fundit ka përmirësuar marrëdhëniet me shtetin hebre.
“Është detyra e çdo myslimani për përqafojë kauzën palestineze dhe të mbrojnë Jerusalemin, për të evituar që xhamia e Al-Aqsa të mbrohet vetëm nga fëmijë të armatosur me gurë”, tha ai, duke iu referuar pretendimeve izraelite mbi kodrën në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, që është e shenjtë si për muslimanët dhe për hebrejtë.
Duke folur në një simpozium parlamentar në Stamboll për Jerusalemin, lideri turk kritikoi gjithashtu propozimin izraelit për ndalimin e përdorimit të altopoarlantëve për lutjet e xhamive.