Erdogan: Parlamenti turk po shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje

Erdogan: Parlamenti turk po shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje


Erdogan: Parlamenti turk po shqyrton rikthimin e dënimit me vdekje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se Parlamenti turk po konsideron mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje.

Tashmë debati politik për këtë çështje do të zhvillohet në Parlament nëse Turqia duhet të rikthejë dënimin me vdekje.

Erdogan ka deklaruar më herët se do ta miratojë dënimin me vdekje nëse kjo është gjo që dëshiron populli dhe kërkon Parlamenti.

Këtë deklaratë Erdogan e bëri pas tentativës së grushtit të shtetit që ndodhi para disa muajsh në Turqi.

BE është shprehur kundër,  duke thënë se rikthimi i dënimeve me vdekje është i papranueshëm.