Erdoğan: Pas organizatave terroriste ka mbështetje dhe fuqi të ndryshme

Shumë shtete janë duke ndjekur politika antipatike kundër nesh, me qëndrimin që Turqia të mos ngrihet, të mos zhvillohet, të mos ngrihet mbi nivelet e civilizimeve bashkëkohore.”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur sot një fjalim me rastin e ceremonisë për hapjen e disa centraleve të prodhimit të energjisë elektrike, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në rezidencën presidenciale Beştepe, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se shumica e projekteve të hapura janë për prodhimin e energjisë së rinovueshme, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha:

“Mos shikoni sulmet e vendeve perëndimore për ambientin. Këto janë të gjitha të qëllimshme dhe me qëllim të keq. Centralet me qymyr dhe ato bërthamorë të cilët kritikohen më shumë sot në botë janë më së shumti në vendet perëndimore. Madje nëse nuk do të kishte centrale me qymyr dhe lëndë nukleare për prodhimin e energjisë bota perëndimore do të ishe në errësirë. Për shembull përqindja e energjisë së prodhuar përmes centraleve me qymyr në disa vende është: Polonia 84, Gjermania 45, Britani 39, Kina 75, India 73 për qind. Po mirë, po në vendin tonë sa për qind e energjisë prodhohet me qymyr? Vetëm 22 për qind. Ndryshimi është kaq i madh.”

Duke nënvizuar se e njëjta situatë është edhe për energjinë e prodhuar me lëndë nukleare, Presidenti Erdoğan tha se momentalisht janë 450 centrale nukleare aktivë në 30 vende të botës, në krye të të cilëve qëndron SHBA-ja, më pas ndiqet nga Franca, Japonia, Kina, Britania, Gjermania, etj.

“Centralin bërthamor Akkuyu për prodhimin e energjisë elektrike planifikojmë ta vendosim në efiçencë në vitin 2023. Puna në lidhje me centralin bërthamorë të prodhimit të energjisë elektrike në Sinop është duke vazhduar. Tani kemi nisur punën për projektimin e ndërtimit të centralit të tretë bërthamor. Jemi të vendosur të finalizojmë të 3 këto projekte, duke i futur ato në shërbimin e ekonomisë së Turqisë”, ka thënë Presidenti Erdoğan.

“Pas këtyre organizatave ka fuqi të ndryshme, mbështetje dhe projekte”

“Organizata terroriste PKK nuk është e përbërë vetëm nga 3-5 mijë terroristë. Organizata terroriste DEASH, nuk është e përbërë vetëm nga një numër i caktuar terroristësh. Organizata FETÖ nuk qëndron përballë nesh vetëm me ato tradhtarë që duken. Organizata terroriste DHKP-C nuk është e përbërë vetëm nga qindra terroristë. Pas të gjitha këtyre organizatave terroriste ka fuqi të ndryshme, mbështetje dhe projekte.”

“Shumë shtete ndjekin politikë antipatike ndaj Turqisë”

Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: “Shumë shtete janë duke ndjekur politika antipatike kundër nesh, me qëndrimin që Turqia të mos ngrihet, të mos zhvillohet, të mos ngrihet mbi nivelet e civilizimeve bashkëkohore.”

Ndërsa në lidhje me krahun e armatosur të organizatës terroriste PKK në Siri, YPG dhe PYD, Presidenti Erdoğan tha: ”PYD është një organizatë terroriste. Është dega e PKK, YPG është degë e saj gjithashtu. Ndërkohë që çdo gjë është e qartë ju mbroni këtë me mendimin ‘do të heqim një organizatë terroriste siç është DEASH-i përmes një tjetre’. Nëse ecni me këtë logjikë askush nuk e kapërdin këtë në botë. Dhe nuk do të shpëtojnë së qeni shenjestër e këtyre organizatave në të ardhmen.”