Erdogan pushton Beogradin, ja sa biznesmen janë me të

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan arriti mbrëmë për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, ndërsa në aeroportin në Beograd e pritën kolegu serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë.

Erdogan arriti në Beograd me delegacion të madh, i përbërë nga 185 biznesmenë dhe tetë ministra turq. Bisedimet zyrtare të presidentit turk fillojnë sot në takimin kokë më kokë me Vuçiqin, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Pastaj vijojnë takime të dy delegacioneve dhe nënshkrim i disa marrëveshjeve midis Serbisë dhe Turqisë.

“Theks do të vendoset në temat ekonomike dhe energjetikë, më konkretisht të projektit ‘Rrjedha turke’”, deklaroi ministri serb i Energjetikës, Aleksandar Antiq.

Kryeministrja Bërnabiq, pret marrëveshje të rëndësishme në sferën e bujqësisë.

Në kuadër të vizitës do të organizohet forum biznesi turko-serb.

Erdogan nesër do ta vizitojë qytetin Novi Pazar, i cili kryesisht është i banuar me myslimanë, në rajonin e Sanxhakut, Serbia jugore.

Gjatë vizitës do të forcohen masat e sigurisë, ndërsa për sigurimin e Erdoganit, përveç 50 truprojave të tij personale, do të kujdesen edhe 3.000 policë serb