Erdogan thirrje myslimanëve që të mbrojnë Jeruzalemin nga ‘pushtimi’

 

Presidenti turk u bëri thirrje myslimanëve që të vizitojnë Jeruzalemitn dhe të nisin veprimin kundër ‘pushtimit’ të tij.

Recep Tayyip Erdogan e quajti Izraelin një shtet ‘diskriminues dhe racist’.

. Erdogan gjithashtu takoi kryeministrin Palestinez, Rami Hamdallah me qëllim që të punojë për “unifikimin e përpjekjeve që të mbrojnë Jeruzalemin kundër përpjekjeve për judaizim”, sipas tij.

“Ne si myslimanë. duhet ta vizitojmë më shpesh tempullim,” tha ai, duke iu referuar Jeruzalemit sipas emrit Arabik, ‘Al-Quds’.

“Si komunitet mysliman, ne duhet të vizitojmë Xhaminë e Al- Aqsa më shpesh, çdo ditë që Jeruzalemi ndodhet nën pushtim është një fyerje për ne” tha ai në hapjen e një ceremone ndërkombëtare në Stamboll./