Erdogani refuzon makinat amerikane, dërgon Mercedesin e blinduar me avion në SHBA

 

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan, i cili zhvilloi një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpin, në Shtëpinë e Bardhë, ka refuzuar të udhëtojë me makinat e blinduara të SHBA-ve, shkruan “Albeu.com”.

Kështu, ai ka marrë në SHBA Mercedesin e tij të blinduar për të udhëtuar në rrugët e New Yorkut dhe Washingtonit.

Kjo është hera e parë që presidenti turk merr makinën e tij të blinduar në një udhëtim në SHBA, gjë e cila tregon dukshëm frikën e Erdoganit ndaj një antentati të mundshëm gjatë vizitës në SHBA