Ergi Dini percillet per ne banesen e fundit

Familjarë, miq dhe të afërm të Ergi Dinit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme së bashku me shokun e tij Kejdi Halili, përcillet sot në banesën e fundit mes lotëve dhe dhimbjes që nuk bën zë.

Ergi, i riu 22 vjeçar nga qyteti i Shkodrës do të përcillet në banesën e fundit pikërisht në qytetin ku lindi dhe u rrit, edhe pse jetonte në kryeqytet. Kurora të shumta me lule, lotë dhe lutje që të prehet i qetë në paqe janë ato çfarë shikojmë edhe në këto foto të dhimbshme