Ermal Mamaqi kapet ‘mat’, heq pantallonat midis një lokali në Prishtinë (Video)

Komediani i njohur Ermal Mamaqi këtë të dielë është bërë pjesë e mini-maratonës të zhvilluar në Prishtinë në ndihmë të fëmijëve me kancer.

Kjo mini-maratonë është organizuar nga bukuroshet Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci. Por përveç pjesëmarrjes së tij në maratonë, Mamaqi në një nga kafet e Prishtinës ka bërë një veprim që i ka habitur të gjithë, ai ka hequr pantallonat e më pas i ka veshur sërish. Ndërkohë sa i përket maratonës paratë e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohet fëmijëve me kancer, konkretisht repartit të onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.