Ermal Meta mund këngëtarët “big” të Italisë, i treti në festivalin e Sanremos

Ermal Meta, këngëtari shqiptar, pjesëmarrës në Sanremo 2017, ka rrëmbyer vendin e tretë në  festivalin më të rëndësishëm të Italisë.

Kënga e tij ‘E ndaluar të vdesësh’ (Vietato Morire) është vlerësuar maksimalisht nga juria dhe publiku.

Por përveç kësaj renditje ai ka rrëmbyer edhe dy çmime të tjera në këtë festival, vlerësuar nga kritika për tekstin dhe mesazhin e këngës.

Tashmë  djali nga Fieri ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në shtetin fqinj në fushën e muzikës, pasi ai njihet jo vetëm si këngëtar por edhe si tekstshkrues dhe kompozitor.

Një zë brilant, me një tematikë mjaft aktuale në këngën e tij, atë kundër dhunës në familje, Ermali ka korrur sukses në Sanremo 2017, duke na bërë të ndihemi krenarë.

Ndërsa vendin e parë e mori këngëtari Francesco Gabbani me këngën ‘Occidenatli’s Karma’.