ERMAL META, NDËR TRE FAVORITËT PËR TË FITUAR FESTIVALIN SANREMO

Natën e 10 shkurtit Ermal Meta është kualifikuar edhe zyrtarisht si finalist i Sanremo 2017.

Mbrëmë, në natën e katërt të festivalit prestigjioz, janë kënduar të gjitha këngët edhe njëherë, ndërsa vetëm katër prej tyre janë eliminuar.

Al Bano, Ron, Giusy Ferreri dhe Gigi D`Alessio nuk kanë arritur të futen në finalen e madhe.

Shqiptari Ermal Meta, pasi fitoi çmimin Cover 2017, i cili iu dha për performancën e këngës “Amare terra mia” të Modugnos, sonte do të performojë në natën finale të Sanremos.
Mediet italiane e përcjellin festivalin me një hov të paparë. Ermali, i cili do të këndojë “Vietato morire”, është komentuar pozitivisht ndërsa është në mesin e tri këngëve favorite për të triumfuar.

Sipas today.it, pos shqiptarit Ermal Meta, Michele Bravi dhe Paola Turci po ashtu janë favorite për të fituar garën.