Ermira ka një mesazh për ‘patriotët’ maqedonas “Tvrdikoreni”

Mbi protestën e organizatës maqedonase “Tvrdokoreni”, ka reaguar edhe ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ermira Mehmeti.

Ajo ka ironizuar me simbolet e kësaj organizate dhe ish-propozimit të VMRO-DPMNE-së që simboli i luanit të jetë stemë e simbol zyrtar i Maqedonisë.

“Tvrdokorni e paska simbol luanin që për pak do bëhej stemë-simbol zyrtar i Maqedonisë!”, ka shkruar Mehmeti.