Ermira Mehmeti do të padit gazetarin Vasko Eftov (Foto)

Ish-deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti ka paralajmëruar padi për shpifje për gazetarin kontroverz Vasko Eftov për siç thotë ajo ”për shpifje që janë bërë nga Eftov në emisionin e tij”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për armatimin e gjetur në Çair, për të cilin Mehmeti thotë se Eftov i’a ka përmendur vëllaun e saj në emisionin ”Në qendër” si pronar të këtyre armëve.

Mehmeti thotë se është person që e respekton fjalën e lirë dhe lirinë e mediave por apelon deri tek Eftov që mos e përdor të drejtën për fjalë të lirë për të bërë shpifje. /Telegrafi/