Ermira Mehmeti: Qytetaret ia dolen – e rrenuan ne menyre paqesore diktatorin Nikolla Gruevski!

 

Qytetaret ia dolen – e rrenuan ne menyre paqesore diktatorin Nikolla Gruevski!
Nje lider me shume komplekse, i cili vuri gjithe makinerine shteterore dhe institucionale ne sherbim te sherimit te komplekseve personale, nje kuazi reformator i cili ligjet i ndryshonte jo sipas nevojave te qytetareve por sipas interesave te oligarkeve dhe biznesmeneve te korruptuar qe kishte perreth, nje politikan i prire per te udhehequr nga urrejtja ndaj tjetrit, jo nga toleranca ndaj tij, sonte po permbyll nje dhjetevjecar te sundimit me shtetin dhe fatet e njerezve.
Pikerisht populli, ne emer te te cilit vazhdimisht thirrej, ia ktheu shpinden dhe e la te vetmuar ne keneten qe vete e ndertoi gjate ketyre viteve. E la te rrethuar me permendoret, me fasadat fallco e me herojte e imagjinuar. Sepse populli e lexoi mashtrimin, e kuptoi hilen, e zbuloi genjeshtren. Prandaj, atij ia la boten imagjinare, dhe vete zgjodhi boten reale.
Sonte diktatori i kompleksuar do te beje bilancin me vetveten dhe do te perpiqet te kuptoje ku ka gabuar. Ne mendjen e tij gjithcka ka bere mire. Por, sic ndodh rendom me diktatoret, demokracia i flak jashte ata si trupa te huaj, si semundje, si e keqe.
Populli e nisi revolucionin anti-Gruevski me 2015, e perforcoi me 2016, dhe e vulosi ate me 2017. Beteja nuk ishte e lehte. Por asnjehere nje beteje kunder nje diktatori nuk mund te jete e lehte!
Sonte Gruevski do kete nevoje per me shume ajer, por me te drejte nuk do ngopet me te, sepse ajrin po e thithin qytetaret, te rinjte e te rejat qe e luftuan deri ne rrenim regjimin e tij jodemokratik. Qe sot e tutje, lirshem do te marrin fryme te gjithe qytetaret e Maqedonise, pa asnje dallim!