Ermonela Jaho ofron emocione të papërshkruara, bën shqiponjën me duar në Teatrin Mbretëror të Spanjës

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën.

Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara.
Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.

Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare. Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa ka interpretuar rolin e saj në skenë.

Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes.