A është e mundur, Trump dhe Melanie divorcohen?

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij, Melanie tashmë kanë rënë dakord për divorcin, njoftojnë sot mediat zvicerane duke citur burime nga Washingtoni.

Gazeta zvicerane “NZZ News”, ka botuar këtë deklaratë dukei u referuar një ish-ndihmësi të ekipit zgjehore të familjes Clinton, Claude Taylor, transmeton Indeksonline.

Taylor pohon se ka marrë informacione konfidenciale që Donald Trump dhe Melanie tashmë kanë nënshkruar dokumentet e shkurorëzimit.

Që nga fillimi i mandatit është shkruar mjaft prej mediave se diçka nuk po shkon në martesën e Melanie dhe Trump.

Ditëve të fundit është bërë lajmi kryesor i mediave botërore kur Melanie refuzonte t’ia jepte dorën Trump në vizitën që pati ai në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

Çifti jetojnë veç e veç. Donald është në Uashington, DC, dhe Melania në New York.