Është epoka e Messit apo Ronaldos?

Carlo Ancelotti insiston se kjo është epoka e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti beson se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë bërë më të mirë njëri tjetrin.

Ai po ashtu insiston se kjo nuk është vetëm epoka e Messit, por edhe e Ronaldos.

“për shumë kjo është epoka e Messit, por është edhe e Ronaldos po ashtu. Garimi kundër njëri tjetrit i ka bërë më të mirë”, tha Ancelotti gjatë një interviste për AS.

“Messi është më i mirë sepse e ka pasur Ronaldon dhe Ronaldo është më i mirë sepse e ka pasur Messin”.

Në nëntë vitet e fundit Topin e Artë e kanë fituar këta dy futbollistë, Messi pesë herë dhe Ronaldo katër. /Express/