Është konstatuar varësia nga kafja e mëngjesit: Këto janë simptomat!

Hulumtuesit e universitetit të Baltimorit “Johns Hopkins” kanë konstatuar që kafja e mëngjesit vërtet është e nevojshme, sepse nëse nuk e pimë mund të hetohen simptoma të krizës së abstinencës. 

Ekipi i ekspertëve amerikanë thekson që një filxhan kafe në ditë çon në varësi nga kafeina, stimulimit më të përhapur në botë, i cili është i lirë dhe mund të gjendet kudo për ç’shkak njerëzit lehtë e sigurojnë sasinë e nevojshme, transmeton Telegrafi.

Roland Griffiths, profesor i psikiatrisë, i cili ka udhëhequr këtë studim, ka treguar që njerëzit të cilët nuk pinë dozën e tyre ditore mund të vuajnë nga një sërë simptomash të krisës së abstinencës, nga dhembja e kokës deri te plogështia, vështirësitë në përqendrim, madje mund të ndiejnë sikur janë me grip me të vjella dhe dhembje të muskujve.

“Shumë njerëz as që janë të vetëdijshëm sa shumë kafeinë marrin,” thotë Lynn Goldman, dekani i Shchool of Public Health pranë George Washington University. Si pasojë, jo qëllimisht njerëzit mund të kenë probleme me pagjumësinë, tretjen, apo shtypjen e gjakut.

Të sfidosh hegjemoninë e kafesë sot mund të paraqesë një detyrë të rëndë për një planet që konsumon 120 000 tonë të kësaj substance në vit.

“Mendojmë që, kur të përdoret arsyeshëm, kafeina nuk paraqet rrezik,” thotë Sanna Kiuru, nga autoriteti finlandez i ushqimit. “Kryesisht të rriturit pinë kafe, jo fëmijët. Për ne këto nivele janë mesatare.”

Për shumicën e konsumuesve të kafesë, dobia kryesore e saj është se, nëpërmjet stimulimit të përqendrimit, të ndihmon të bësh më shumë. Ky është një tipar që e bën atë të pazakontë në mesin e substancave rekreacionale, thotë Stephen Braun, autor i Buzz: The Science and Lore of Alcohol and Caffeine.