A është ky që është paraqitur si sigurim e më pastaj e ka marrë Selën dhe e ka tërhqur zvarrë? (VIDEO)

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në emisionin CLick Plus u shpreh se dyshon se dikush është lajmëruar si sigurim i Kuvendit dhe më pastaj e kanë marrë Ziadin Selën për ta mbrojtur dhe nga ai moment më nuk është parë afër tyre.

“Supozimi im është se dikush nga sigurimi e ka tërhequr nga aty me pretekst për ta larguar dhe më pas ka ndodhur ajo që i ka ndodhur” u shpreh Xhaferi

Pas publikimit të Videos ku shihen katër persona duke e tërhequr zvarrë kanë nisur në rrjtet sociale të dalin edhe emrat e agresorëve që kanë goditur liderin e LR-PDSh-së Ziadin Selën.

Siç shihet në VIDEO njëri është  duke i mbrojtur Zoran Zaevin dhe Ziadin Selën me pastaj shihet duke e mbajtur Selën për këmbën e majtë e duke e tërhequr zvarrë, dyshimet kanë nisur se i njeti person shihet me një jelek të njetë.

Nga policia ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse janë po këta njerës që e kanë goditur Selën apo këta vetëm e kanë tërhequr zvarrë.