Është në përfundim marrëveshja për Qeverinë Zaev !

 

Në një deklaratë të dhënë për “Televizionin 24”, lideri i LSDM-së dhe mandatari i ri Zoran Zaev tha se deri në fund të javës shpresonë që do të përfundonë me negociatat për formimin e qeverisë dhe sa më shpejtë që është e mundur.

Nuk ka mundësi për debat çdo ditë, periudha është e përcaktuar këtu. Që do të thotë se qeveria e re më është e gatshme dhe nuk ka dyshim se VMRO DPMNE është përmbysur dhe zyrtarisht shkon në opozit.

“Të gjithë partitë politike jemi përkushtuar që të përshpejtojmë procedurën e negociatav epër qeverinë e re dhe me afat prej 10 ditësh negociatat të jenë të përfunduara”, tha Zaev.

Sipas burimeve nga shumica parlamentare marrëveshja është në përfundim për formimin e qeverisë, dhe për partitë shqiptare janë rezervuar 8 resore, që don të thotë BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët dhe 10 poste ministrore për LSDM -në. Kjo është ndarje e madhe përderisa postet e mbetura, postetet e drejtorëve aspak nuk kanë ardhur në rend të ditës, as nuk janë diskutuar.

Nga të gjitha anët janë pohimet e njejta se personat e rinjë nuk duhet të jenë në listen e PSP-së, dhe nuk duhet të jenë anëtarë të partisë, por ekspert persona kompetent që do të zbatojnë të përcaktuarat nga partitë e shumicës parlamentare në programin qeveritar.

Reth emrave të ministrave, kryesisht në këtë periudhë është në vetë promovim, thonë nga LSDM dhe ngelet pohimi që vetëm tre së bashku me Zaev, apo vetëm dy do të vendosen në grupet parlamentare të LSDM- së, me rëndësi i gjithë grupi mbetet në parlament. Pozicione ministrore do të ketë edhe për ish deputetët e LSDM-së, ku do ta fitojmë betejën tonë parlamentare me opozitën e fortë të VMRO-DPMNE. Emrat kryesisht janë menduar, por të shëndetshme dhe të vet promovimit thonë nga LSDM.

Për Qeverinë është lehtë, udhëzimet dhe parimet janë definuar, kongresi i partisë, emrat e organeve dhe kooptimi i fytyrave të reja në LSDM është e njejtë dhe kështu për në fund të mos ketë ankth, por do të ketë befasi, thonë nga burimet e larta të LSDM-së.
Në BDI në ndarjet e resoreve për Qeverinë e re, kanë problem me BESëN, ata nuk duan që të jenë me ta në qeverinë e re.

BDI ka probleme edhe me vendimet e brendshme partiake nëse Teuta Arifin ta ruajnë për zgjedhjet lokale apo Izet Mexhiti të jetë zëvendëskryeministër, i cili në hulumtimet e fundit kaloi shkëlqyeshëm në rajonin e Shkupit.

Deklarata e tre partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta. Programi do të hyjë vetëm në aspektet më të rëndësishme për prioritetet e mëdha të reformës. Për Maqedonnë tani më me rëndësi është që të përparojnë në anëtarësim në BE dhe në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbeten të qëndrueshme dhe ndikimi pozitiv në rajon, tha në fund Ali Ahmeti, lideri i BDI-së.

Aleanca për shqiptarët kanë shëndetësinë dhe pak a shumë janë të qëndrueshëm në kërkesat e tyre, thone burimet e ekipeve negociuese.