Është realizuar thirrja e parë telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383.

Është realizuar thirrja e parë telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383.

Kjo u bë në konferencën për media të Drejtorit Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Realizimi i thirrjeve me kodin shtetëror është duke funksionuar dhe këtë mund ta testoni edhe ju konsumator të Vala-s.

Kosova ka marrë kodin telefonik +383, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) më 15 dhjetor.