Euro 2019: Tërhiqet shorti, grup i vështirë për Kosovën (Foto)

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Europian 2019

Sot në selinë e UEFA-s është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e “UEFA European Under-21 Championship 2017-2019”.

Kosova u përfshi në Grupin 5, me kundërshtarë shumë të fortë si Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda dhe Azerbajxhani.

Kurse, Shqipëria ndodhet në grupin e dytë me Spanjën, Sllovakinë, Islandën, Estoninë dhe Irlandën e Veriut.

Cikli i këtyre kualifikimeve do të fillojë më 20 mars të këtij viti dhe përfundon më 16 tetor të vitit 2018.

Fituesit e 9 grupeve do të kualifikohen direkt në finale, derisa katër skuadrat më të mira të pozitës së dytë në grupe do të luajnë në play-off për të nxjerrë dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në mesin e 12 skuadrave finaliste