Euroambasadori Zbogar vizitoi Ziadin Selën në spitalin e Tetovës

Euro ambadadori z.Emanuel Zbogar, sot në mjediset e Spitalit Klinik në Tetovë vizitoi Liderin Sela.

Më pas ky delegacion i lartë u prit në një takim rasti nga Sekretari Gjeneral i LR PDSH dr. Arben Taravari dhe funksionar partiak të LR PDSH-së.

Taravari nga afër e informoi Euroambasadorin z.Zbogar për gjendjen shëndetësore të Liderit Sela si dhe për përmirësimin e shpejt të shëndetit të tij.

Taravari foli edhe për situatën politike dhe ngjarjet e fundit që tronditën skenën politike në Maqedoni si dhe përsëriti qëndrimine LR PDSH-së për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij akti kriminal, gjetjen dhe ndëshkimin e huliganëve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe Ziadin Selës,

Taravari po ashtu nënvizoi edhe kontributin dhe vendosmërinë e LRPDSH-së në tejkalimin e kësaj situate politike, për të mos kaluar në përmasa ndëretnike.

Në fund falënderoi Eurokomesarin Zbogar për kujdesin dhe vizitën Liderit të LR PDSH z. Sela, si dhe për rolin politik të BE-së në gjithë këtë proces dhe mbështetjen e BE-së për stabilitetin politik, nëpërmjet mesazheve te zyrtarëve te BE-se për tejkalimin e kësaj situate dhe hapjen e perspektivave integruese.