EVN u përgjigjet protestuesve

Këshilli protestues kundër EVN-së kanë realizuar sot sërish takim me drejtuesit e kësaj kompanie ku edhe kanë pranuar përgjigjen për kërkesat e parashtruara javë më parë. Pas daljes nga ky takim, përfaqësuesit e këshillit protestues shkurt kanë deklaruar se përmbajtjen e përgjigjes do ta publikojnë nesër në protestën e radhës që do organizohet nga Sheshi i Tetovës deri tek pikë pagesa afër tregut. Protesta do jetë e karakterit informativ, por edhe shprehje e pakënaqësisë ndaj mos përmbushjes së tërësishme të kërkesave të protestuesve.

Dhamë sqarim për të gjitha pyetjet që janë nën ingerencat tona por sqarime edhe për të gjitha ato pika që nuk janë nën ingerencën e EVN-së së Maqedonisë për të cilat nuk vendos EVN siç është çmimi, liberalizimi dhe të tjerat që nuk na takojnë neve. Ndërsa ajo që është e jona sikurse kyçjet, borxhet e shfrytëzuesve përmirësimeve të energjisë që janë edhe pjesë e programit tonë për investime sikurse edhe përmirësimi i komunikimit, faturat në gjuhën adekuate pra për të gjitha këto dhamë sqarime pikërisht në këtë përgjigje me shkrim – deklaroi Atanas Kovaçevski nga EVN-ja.  Për kërkesat që i parashtruam tek EVN-ja sot morëm përgjigje me shkrim. Për më tepër informacion do i paraqesim nesër në protesta para gjithë popullatës – tha Blerim Fejzuli nga Këshilli Protestuesve.