Evropa mbulohet nga grimca misterioze radioaktive, shkencëtarët drejtojnë gishtin nga Rusia

Niveli i radiacionit në Evropë është rritur në mënyrë misterioze dhe ka dyshime se prapa këtij fenomeni qëndron Rusia.

Shkencëtarët gjermanë thonë se ka pasur një rritje të lehtë në sasinë e grimcave të izotopit Ruthenium-106 në Gjermany, Itali, Austri, Zvicër e Francë.

Nivelet e ulët të izotopit të qëndrueshëm nuk paraqesin kërcënim për shëndetin e njerëzve, bëri të ditur Zyra për Mbrojtje nga Radiacioni, por rritja misterioze i ka lënë të habitur.

Ruthenium-106 përdoret në kimioterapi për trajtimin e tumorëve të syrit dhe përdoret edhe në gjeneratorët termoelektrikë raidoizotopë (RTG), të cilët furnizojnë me energji satelitët.

Rritja nuk mund të ketë ardhur nga ndonjë aksident nuklear thonë ekspertët.

Zyra për Mbrojtje nga Radiacioni tha: “Analiza të reja të burimit të materialit radioaktiv ka gjasa të tregojnë çlirim të tij në Uralet jugore, por nuk mund të përjashtohen rajone të tjerë të Rusisë Jugore. Meqënëse është vënë re vetëm ruthenium-106, një aksident i mundshëm në një uzinë bërthamore përjashtohet si shkak. Origjina e ruthenium-106 të matur është ende e panjohur”.

Në shkurt u raportua se grimca të rrezikshme radioaktive ishin vënë re në shtatë vende evropiane.

Gjurmë të Iodine-131 u gjetën në Norvegji, Finlandë, Poloni, Çeki, Gjermani, Francë e Spanjë në janar, por publiku nuk u njoftua menjëherë.

Këto grimca radioaktive prodhohen nga shpërthimi i bombës atomike ose nga katastrofa bërthamore si Çernobili apo Fukushima.

Duket se ato kanë mbërritur në Evropën Lindore, por ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të thonë nga se janë prodhuar.

Më 2012, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raportoi se RTG-të ishin zhvendosur me sukses nga deti Baltik në Rusi.

Këto RTG përmbanin burime radioaktive jashtëzakonisht të fuqishme strontiumi-90 për furnizimin me energji të farëve përgjatë bregut rus në detin Baltik.

93 RTG të Baltikut ishin vendosur në zona të largët përgjatë bregut pa mbrojtje të mjaftueshme fizike të burimeve të tyre të fuqishme të radiacionit. Për këtë arsye, ishin rrezik potencial për njerëzit dhe mjedisin.