EVROPA VENDOS HEQJEN E TARIFAVE ROAMING

Marrëveshja për heqjen e tarifave “roaming” në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është një hap më pranë finalizimit pas një marrëveshje të arritur në Parlamentin Evropian.

Tarifat e shërbimeve me shumicë që operatorët duhet ti paguajnë njëri tjetrit ishte gjëegjëza e fundit e një plani disa vjeçar për të rrëzuar tarifat roaming në mënyrë që qytetarët Evropian të përdorin telefonat e tyre jashtë vendit pas kosto ekstra.

Konsumatorët paguajnë tarifa ekstra sa herë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre. Kjo është një kosto shtesë krahas kostos normale të thirrjes.

Tarifat e reja me shumicë duhet të jenë mjaftueshëm të ulëta në mënyrë që operatorët tu ofrojnë konsumatorëve shërbim roaming pa pagesë ekstra por të larta në mënyrë që të mbulojnë kostos e shërbimit, shkruan pcworld.

Duke filluar nga vera e këtij viti, 15 Qershor, qytetarët mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të navigojnë në internet sikur të ishin në vendin e tyre.

Nën marrëveshjen e re duke filluar nga 15 Qershori, tarifat me shumicë mes operatorëve do të jenë 7.7 Euro për Gigabajt nga 50 Euro që ishte më parë. Çmimi do të bjerë akoma më tej më 1 Janar të 2018-tës në 2.5 Euro për Gigabajt.