Exclusive: Emra të njohur duan pankinën e Shkëndijës

Pozita e lënë bosh pas shkarkimit të Bruno Akrapoviçit ka bërë që Shkëndija të jetë destinacioni i dëshiruar i shumë trajnerëve të njohur jo vetëm nga vendi. Kroatët Hasanoviç, Krajnçar dhe Vuliç, gjermani Heinrich, ish-tekniku i Kukësit, Klodian Duro dhe shumë emra tjerë përmes menaxherëve të ndryshëm ofrohen të ulen në pankinën e Shkëndijës, mëson “ekskluzivisht” Zhurnal.

Ecuria e shkëlqyeshme e Shkëndijës në kualifikimet e sivjetshme të Liga Evropës, por edhe investimet dhe projekti që po ndërton në këtë skuadër tani më tre vite kompania ‘Ecolog’ përfundimisht kanë nxjerë namin e ekipit tetovar jashta kufijve të Maqedonisë. Si klub shqiptar që edhe me vetë ngjyrat e amblemës dhe fanellave po tërheqin e simpatinë e gjithë shqiptarëve anembanë, që tani më është emër i njohur në Shqipëri e Kosovë, Shkëndija zgjon interes të madh edhe në rajon e më gjërë. Fakt për këtë së fundmi është interesimi i madh nga trajnerë të njohur e me famë për t’u ulur në pankinën e skuadrës ‘kuqezi’.

Që në momentin e publikimit të lajmit për shkarkimin e trajnerit boshnjak Bruno Akrapoviç, kanë vërshuar ofertat e menaxherëve të ndryshëm për të sjellë teknik në pankinën e Shkëndijës. Nga burime të ndryshme mësojmë se Aljosha Hasanoviç, Zlatko Krajnçar dhe Zoran Vuliç që të tre nga Kroacia dhe me një të kaluar të pasur në futbollin e atjeshëm kërkojnë tu jepet shansi për të drejtuar Shkëndijën, duke besuar në projektin që po ndërtohet te kjo skuadër.

Siç mëson “ekskluzivisht” Zhurnal, një tjetër emër interesant që përmendet është ai i gjermanit, Jörg Heinrich, ish-futbollist i disa skuadrave me emër si Borusia Dortmund, Fiorentina, Frajburg, Keln e të tjera, si dhe ish-reprezentues i Gjermanisë. Ka punuar si drejtor sportiv te Union Berlini, ndërsa kërkon të fillojë një përvojë serioze si trajner. Nuk mungojnë emrat e shumtë edhe nga Shqipëria, me Mirel Josën në qendër të vëmendjes, që tani më pranoi të drejtojë Tiranën, si dhe ish-tajneri i Kukësit, Klodian Duro që pretendon se mund të ngrejë Shkëndijën në nivelet edhe më të larta.

Nga trajnerët nga vendi sigurisht se të gjithë duan stolin e Shkëndijës, por pa ofenduar asnjërin është shumë evidente se për momentin objektivat sportive të KF Shkëndija është mbi nivelin e kapacitetit që ofron vendi.

Ndërkohë, deri sa interesi për të zënë vendin e tani më ish-trajnerit Bruno Akrapoviç është shumë i madh dhe si që cekëm më lartë emra të njohur e me famë haptazi po shprehin dëshirën për të marrë drejtimin e Shkëndijës, duket se kryesia analizon mirë situatën. Që në momentin e shkarkimit të Akrapoviçit u vendos që pankina t’i besohet ndihmësit të deritashëm Jeton Beqirit, ndërsa me vëmendje analizohet situata para marrjes së vendimit të rradhës pa u ngutur nën presion të kohës. Sigurisht se në kushte të këtilla deri sa klubi vazhdon të udhëhiqet nga Beqiri, drejtuesit duket se janë duke marrë në konsideratë disa emra ku kërkohet një trajner me përvojë ndërkombëtare që do t’u përshtatej objektivave të Shkëndijës të cilat janë me sy kah arena europiane.