Exit-Polls: Macron, Presidenti i ri i Francës

Francezët votuan sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ende pa u mbyllur qendrat e votimit filluan të publikoheshin exit-poll-et e para që flasin për një fitore të Emanuel Macron me mbi 65 % të votave.

Sondazhet e zhvilluara nga Ipsos, Ifop dhe Bva i japin kandidatit probiznesit një përparësi bindëse ndaj lideres së Frontit Nacional.

Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 65.3 %, 4 % më pak se sa në raundin e parë të votimit e gjithashtu më e ulët se sa në balotazhin e vitit 2012-të.

Macron dhe bashkëshortja Brigitte Tronjë votuan në qytetin verior të Le Touquet, ndërsa Le Pen e hodhi votën në Henin-Bëmon, bashkë me partnerin Louis Aliot.

Cilido të jetë fituesi, presidenti i ri i francez do të trashëgojë një vend thellësisht të përçarë. Votimi u zhvillua në masa të rrepta sigurie ndërsa alarmi për sulme ishte i lartë.

Pak dite më parë ISIS i bëri thirrje myslimaneve të Francës te vrisnin kandidatët për presidencën dhe personelin në qendrat e votimit.

Ndërkaq sheshi përpara muzeut te Luvrit u evakuua pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë në sallën e konferencave për shtyp. Në përfundim të kontrolleve, pas një ore, alarmi u tërhoq