‘Ezel’ në zi, humb një nga njerëzit e tij më të afërt

 

Akotri i njohur turk  Kenan Imirzalioglu ka humbur një nga miqtë të tij më të afërt.

Bëhet fjalë pikërisht për Payidar Tufekçioglu, i cili është gjithashtu një aktor mjaft i njohur i kinematografisë turke.

55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin Lugina e Ujqërve. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës. “Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë.

Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!”, tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin “Deli Yurek” transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu