Facebook me aplikacion që tregon si të silleni mirë

Një aplikacioni i cili inkurajon adoleshentët që të sillen mirë me njëri tjetrin, është blerë nga Facebook.

Shuma e kësaj shit-blerje nuk është bërë publike.

Aplikacioni i cili quhet TBH, që nënkupton “të jesh i sinqertë” (to be honest), është zhvilluar vetëm para nëntë javësh, megjithatë është shkarkuar mbi pesë milionë herë.

Kreatori i këtij aplikacioni u shpreh se veçoritë do të ngelen të njëjta mirëpo tani me Facebook do të ketë më shumë burime.