Facebook arrin në 2 miliardë përdorues

Rrjeti social më i përdorur në botë, Facebook ka njoftuar se ka arritur shifrën e dy miliardë përdorueseve tashmë.

Kompania e arriti këtë diten e djeshme , teksa CEO Mark Zuckerberg zbuloi lajmin me anë të një publikimi në faqen e tij në Facebook:

“Këtë mëngjes Facebook ka zyrtarisht 2 miliardë njerëz”, shkroi ai.

Kompania u themelua në shkurtin e vitit 2004 ndersa 1 miliardëshin e arriti në tetorin e vitit 2012.