Facebook ju poston fotot tuaja të vjetra

Të gjithë kemi foto që janë hedhur në profilin tonë në Facebook para shumë kohësh. Shumë prej tyre madje dhe i kemi harruar, dhe nëse nuk na kanë pëlqyer kemi harruar edhe t’i fshijmë.

Por do të pendoheni që nuk i keni fshirë për shkak të një anomalie të Facebook. Të premten shumë njerëz filluan të raportojnë se fotot e vjetra po ripostoheshin në profilin e tyre si të ishin të reja. Përdoruesit mendonin se profili i tyre ishte hakeruar, duke kërkuar siguri në forumin e ndihmës së Facebook.

Kjo anomali vjen disa ditë pasi Facebook ka publikuar “Year in review”, i cili përzgjedh foto nga 2016 për tu shfaqur në video.

Disa përdorues kanë menduar se kjo anomali mund të ketë ndodhur gjatë punës për projektin, që me shumë gjasa mund të shfaqë foto tuajat të vitit të kaluar.

Sipas Boston Globe në një deklaratë, Facebook ka thënë se është duke hetuar për këtë anomali.