Facebook krijon sistemet për leximin e mesazheve private

Facebook është duke krijuar sistemet inteligjente që mund të lexojnë mesazhet private të përdoruesve, sugjerohet në një manifest të publikuar nga kreu i rrjetit social mani Mark Zuckerberg.

Ky i fundit postoi një ese të gjatë ku shqetësohej për fundin e globalizimit, dhe dukej se sugjeronte se Facebook është i domosdoshëm për sigurinë e ardhshme të botës, prandaj dhe po punohej për disa opsione të reja shqetësuese mbi privatësinë e përdoruesve.

Në një version të tekstit, Zuckerberg përmendte faktin se Facebook po përdor instrumente të inteligjencës  artificiale për mbikëqyrjen online, dhe rrjedhimisht pritet të përdorë robotë për të kuptuar mesazhet private të njerëzve, me qëllim kontrollin për gjëra të rrezikshme, sipas manifestit.

“Inteligjenca artificiale është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ruajtur sigurinë dhe për të kuptuar më saktë atë që po ndodh në komunitetet tona,” thuhej në deklaratë.