Facebook po përgatit një ndryshim të madh

Nëse ju pëlqen postimi i një miku në Facebook, shumë shpejt do të mjaftojë të qeshni dhe ata do ta marrin vesh.
Kjo pasi Facebook ka blerë së fundmi FacioMetrics, një kompani e cila krijon programeve kompjuterike për njohjen e fytyrës. Duke skanuar fytyrat e miliona përdoruesve nga e gjithë bota, programi mund të masë reagimet e tyre në bazë të lëvizjes, si përshembull buzëqeshjen për një like.
“Mënyra se si njerëzit komunikojnë po ndryshon dita-ditës dhe efektet e ndryshme i lejojnë njerëzit të shprehen në mënyra të reja zbavitëse e krijuese”, tha një zëdhënës i Facebook për agjencinë e lajmeve AFP. Kjo risi e fundit mendohet se do ta shndërrojë Facebook në një rival të denjë për konkurrentë si Snapchat.