Fadili: Lëvizja BESA nuk votoi për Talat Xhaferin si kryeparlamentar

 

Fadil Zendeli nga Rilindje me BESË në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se deputetët e kësaj lëvizje nuk kanë votuar Talat Xhaferin.

Zendeli ka treguar se 5 deputetët e BESËS, nuk e ka votuar Talat Xhaferin si kryetar i zgjedhur në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill.

Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja se pse ata nuk kanë qëndruar në Parlament në ditën e dhunshme, ku më se keqi e pësoi Ziadin Sela.