Familja me 17 anëtarë helmohet me trileçe, 6 prej tyre fëmijë

17 persona të një familje në Bulqizë raportohet se janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza. Mes të helmuarve, 6 janë fëmijë.
Bluzat e bardha të cilët kanë përcaktuar diagnozën helmim për pacientët bëjnë me diej se 10 prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i trileçeve të marra në një pastiçeri të qytetit. Mësohet se një pjesë e pjestarëve të familjes kishin ardhur nga emigracioni për pushime.
Nga ana e saj policia ka nisur hetimet për rastin për të konkluduar në zbardhjen e plotë të shkaqeve të helmimit të familjes, fatmirësisht pa paspja serioze në jetë njerëzish./Oranews