Familja beqiri nga fshati Rahovic bejnë apel për ndihmë, që ta operojnë djalin

VIDEO LINKU

Ai për shkak të infeksionit në sy humb gjënë më të shtrenjtë, dritën e syrit. Isa 4 muajsh nuk shikon aspak, prindërit me lot në sy rrëfejnë hallin që u ka rënë në kokë. Ata janë të detyruar që djalin ta operojnë përndryshe gjithë jetën Isa nuk do ta ketë të zhvilluar shqisën e shikimit.

Ata sic do prind mundohen të gjejnë rrugëdalje, e nxjerrin në shitje edhe shtëpin e cila është shumë e vjetër dhe ndodhet shumë lartë në fshatin Rahovic. Thonë nuk e shesim shtrenjtë 1000 euro ndërsa vetë planifikojnë të jetojnë në një shtëpi të improvizuar vetëm djalit ti kthehet shikimi.

“Atë ditë që e solla djalin u thash të gjithëve shtëpinë do ta shesë, në shator do ti mbaj fëmijët, vetëm këtë fëmijë ta shërojë. Për 1000 euro në vend e shes shtëpinë, vetëm të filloj ngadal ngadal ti mbledh paratë, kur ta kem djalin ngadal ngadal të gjitha do ti kem”, tha Nasuf Beqiri.

Thonë vdekjen e dijmë se e kemi afër cdo second por se djali do të na lind kështu asnjëherë nuk e kemi menduar. Sa herë e shikojnë djalin mbushen në vaj, thonë për 4 muaj kemi humbur edhe mendjen.

“Krejt I pata haruar se nejse varfërin e ka dhënë Zoti, por kjo ishte shumë e rrëndë, me dritën e syrit nuk ishte lojë, të gjithë sëmundjet I kisha përballuar cka të vjen prej Zotit por ditën e syrit jo, ishte punë e madhe”, tha Resmije Beqiri.

“Më janë ndërprerë shpresat krejt edhe në punë kur shkoj, pak të më shkoj mendja te fëmija menjëherë dicka më vjen nga Brenda, nuk kam vullnet as të punoj”, tha Nasuf Beqiri.

Ramazani është një periudhë e veçantë kohore, gjatë së cilës muslimanët anembanë botës i largohen rutinës së përditshme dhe përqendrohen më shumë te solidariteti, bamirësia, agjërimi dhe namazi.

Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.

“Nëse ka dashamirë që e din cka është fëmija le të bëjnë gajret të më ndihmojnë që tia shpëtoj së paku njërin sy fëmijës që ta shoh veten e vet, të dal të luaj me shokët e vet”, tha Nasuf Beqiri.

“Kam shpresë se njerzit pak të më ndihmojnë që të mundem së paku njërën t’ia shpëtoj si kanë thënë doktorët, se tjetri ska shpëtim”, tha Resmije Beqiri.

Ndihmesa e juaj do t’ia kthente dritën e syrit këtij voglushi i cili ka dëshirë të flaktë të shikoj botën si gjithë të tjerët.

Të gjith ata që duan ta ndihmojnë familjen Beqiri mund ta bëjnë në tel.072/608-521.

RINA TURKESHI