Familja e Guardiolës ndodhej në koncertin ku ndodhi mbrëmë sulmi terrorist

 

Familja e Pep Guardiolës i ka shpëtuar sulmit të mbrëmshëm terrorist në Manchester. Bashkëshortja e Pep Guardiola-s së bashku me dy vajzat ishin në Manchester Arena mbrëmjen e djeshme kur një kamikaz vrau 22 persona dhe plagosi 56 të tjerë, mes viktimave edhe fëmijë.

me mijëra persona ishin duke ndjekur koncertin e këngëtares amerikane, Ariana Grande. Cristina Serra së bashku me vajzat Valentina dhe Maria kanë shpëtuar pa asnjë plagë, por kanë përjetuar një natë të tmerrshme.

“Jam i shokuar. Nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimave”, tha Guardiola