Familja Haradinaj falemnderon komandantët nga Shkupi: Ejup Halimi, Ekrem Dardhishta, Muharrem Hasani, Miftar Islami-Tali dhe Bekim Dardhishta

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga familja Haradinaj ngjalli interesim të madh si në Kosovë po edhe tek ne në Maqedoni, për të u publikuar, por edhe treguar se ciltë ishin trimat që luftuan për lirin e shqiptarëve.

Fotoja në fjalë është publikuar, siç mëson redaksia, nga familja Haradinaj dhe në shenjë falenderimi i adresohet disa djemve nga Shkupi që morrën pjesë aktive në zonën e Dukagjinit që nga fillimi i luftës e deri në mbarimin e saj.

Trimat poashtu ishin pjesë e shumë betejave në zonën e Dukagjinit bashkë me vllezërit Haradinaj duke përfshirë këtu betejat si në Gllogjan, Ratishë, Maznik, Vrellëdhe shumë beteja tjera së bashku me shumë luftarë tjerë duke përfshirë edhe heroin e kombit Shkëlzen Haradinaj.

Në foto, përveç gjeneralit Ramush Haradinaj dhe Gëzim Ostreni janë edhe ushtarët e komandantët nga Maqedonia: Ejup Halimi, Ekrem Dardhishta, Muharrem Hasani, Miftar Islami – Tali dhe Bekim Dardhishta.

Nuk ka munguar edhe falenderimi për trimat që kanë kontribuar dhe dhënë mund e kanë sakrifikuar jetën e tyre gjatë kohës së luftës e në këtë foto dëshmohet qartë se kush janë trimat e vërtetë që kanë luftuar dhe cilët ndoshta prej petkut me kollare dy ditët e fundit dolën në mal dhe bënë foto me uniformë të UÇK-së sa për sy e faqe.