Familja turke kapet në Durrës, tentoi të shkonte në Itali me pasaporta flase

Një shtetas turk u arrestua në Durrës, ndërsa për gruan e tij filloi procedimi penal pasi tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të kundraligjshme.
Policia thotë se “shtetasi me banim në Turqi Muhammed Aydogmus 39 vjeç, gruaja e tij N.A. 34 vjeçe, së bashku me dy fëmjët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pashaporta , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.
/Oranews.tv/