Familjet zvicerane fitojnë mesatarisht nga 7200 franga në muaj

Pasi t`i ketë hequr të gjitha shpenzimet, një ekonomie mesatare familjare (që fiton pra 7200 franga në muaj) i mbeten për t`i kursyer rreth 1500 franga në mua.

Të ardhurat mesatare të ekonomive familjare zvicerane në vitin 2014 kanë qenë afër 7200 franga. Kjo është shuma që e ka përllogaritur Zyra Federale për Statistikë, të cilën e ka publikuar të premten. Por, kjo mesatare fsheh prapa vetes dallime të mëdha në mes të ekonomive familjare më të pasura dhe atyre më të varfra, shkruan srf.ch.

Sipas statistikës, një e pesta e ekonomive me të ardhura më të mëdha kanë katër fish më shumë para në dispozicion se një e pesta më e dobët ekonomikisht.

Pasi ti ketë hequr të gjitha shpenzimet, një ekonomie mesatare familjare (që fiton pra 7200 franga në muaj) i mbeten për ti kursyer rreth 1500 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Pastaj, në varësi nga tipi i ekonomisë familjare dhe nga mosha e familjes ka ndryshime të mëdha në shumën që arrihet të kursehet. Kështu, shumë familje nuk kanë mundur të kursejnë fare ose madje kanë shpenzuar më tepër para se që kanë fituar.

Ekonomitë familjare me një person janë “në minus” për 736 franga në muaj. Nga ana tjetër personat me fitime të mira dhe që jetojnë vetëm, kanë mundësi t`i kursejnë mesatarisht nga 2758 franga në muaj.

Një e pesta më e pasur e ekonomive familjare me një person nën moshën 65 vjeçare kanë mesatarisht të ardhura prej 8487 frangash në muaj, përcjell albinfo.ch. Ndërsa një e pesta më e varfër ka në dispozicion vetëm 1964 franga në muaj./blic