Fatime Fetai: Me kënaqësi do ta paguaj gjobën prej 2000 Euro (VIDEO)

Prokuroja Fatime Fetai, në dalje nga seanca gjyqësore, e pyetur nëse do ta paguaj dënimin prej 2000 euro, e shqiptuar nga gjykatësja Tatjana Mihajllova, tha se “gjobën do ta paguaj me kënaqësi”,

Përndryshe, gjatë seancës së sotme, prokurorja speciale Katica Janeva, dhe prokurorja Fatime Fetai u dënuan me nga 200 euro për shkak, siç ka thënë gjykatësja “ofendimeve dhe mosrespektin ndaj saj”.

Prokuroret kanë akuzuar gjykatësen se ka bërë falsifikat të procesverbalit nga seanca e kaluar për gjykimin për protestat e dhunshme para komunës Qendër.

I akuzuar në këtë rast është ish kryeministri Nikolla Gruevski.