FBI paralajmëron: ISIS mund të sulmojë Shtetet e Bashkuara

Shteti Islamik mund të sulmojë Shtetet e Bashkuara gjatë festave të fundvitit. Alarmi është dhënë nga FBI. Sipas Byrosë Federale të Hetimit, në shënjestër të atentateve mund të jenë kishat dhe vendgrumbullimet e njerëzve.
Sipas FBI-së, për momentin nuk ka ende kërcënime “specifike ose të besueshme”, por agjencia i bën thirrje forcave të rendit dhe popullsisë që të veprojnë me kujdes.
Ndërkohë një ditë më parë edhe Australia dha alarmin për sulme terroriste. 7 persona, 6 burra dhe një grua, të cilet kishin vënë në shenjestër sheshet dhe insitucionet kryesore të qytetive australianë gjatë festës së krishtlindjes u arrestuan.
Autoritetet australiane vendase njoftuan edhe shtimin e masave te sigurisë gjatë ditëve të festave të fundvitit.