FC Shkupi do të zhvillojë ndeshje miqësore me Shkëndijen dhe Rabotniçkin

Shkaku i angazhimeve të reprezentacionin të Maqedonisë, LPFM është në pushim.

Stafi teknik i FC Shkupit ka vendosur që të luajë ndeshje miqësore, për të mbajtur në nivel formën e lojtarëve. Gjithashtu lojtarët të cilët nuk kanë pasur mundësi që të zhvillojnë më shumë minuta në kampionat, do t’u jepet mundësia që të luajnë më tepër.

Shkupi do t’i zhvillojë ndeshjet miqësore me Shkëndijën dhe Rabotniçkin.

Ndeshjen me Shkëndijën skuadra e FC Shkupit do ta luajë nesër me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e Reçicës së Tetovës, ndërsa me Rabotniçkin luhet të dielën me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e Gjorçe Petrovit në Shkup